Ja se qfar thojn per Prishtinen
Zgjohesh në mëngjes dhe nuk ke ujë, ngrohje, rrymë. Del në rrugë dhe nervat acarohen kur nuk sheh pastërti, përballesh me zhurmë, komunikacion të ngarkuar dhe mungesë parkingu. Kështu, dita nis dhe përfund mbrapsht në Prishtinë



Qytetaret.........


Kaloi edhe viti 2008 dhe Prishtina mbeti po ajo që ka qenë në vitin 2007, 2006, 2005... me problemet e njëjta kryesore të pazgjidhura. Kryeqytetit vazhdon t’i mungojë furnizimi me ujë, ngrohja nëpër banesa, pastërtia, rrugët, parkingjet, rryma e shumë gjëra të tjera elementare, pa kaluar tek ato të mëdhatë, siç është papunësia, e të tjerat që e përfshijnë tërë Kosovën.

Është dimër, temperaturat janë nën zero, ndërsa shumë prej banesave nuk kanë ngrohje për t’u nxehur. Duke u nisur edhe prej asaj që këta banorë as në rrymë nuk mund të mbajnë shpresa, sepse herë ka e herë s’ka, mbesin komplet pa u ngrohur. Uji ndalet kohë pas kohe, pa paralajmërim, meqë Ujësjellësi rajonal i Prishtinës, nuk ka kapacitet për t’i furnizuar të gjithë me ujë 24 orë.

Dhe për këtë, drejtori i Ujësjellësit ka garantuar se edhe viti 2009 do të jetë i njëjtë, mbase edhe me reduktime edhe më të mëdha, sepse rezervat për ujë të pijshëm janë vetëm edhe për 4 apo 5 muaj. Rrugët janë plot bërllok, hyrjet e banesave po ashtu. Liftet tash sa vite nuk punojnë, madje as në banesat që janë 13-katëshe. Komuna e Prishtinës nuk është marrë me to as në vitin 2008. Pastaj, komunikacioni është tejet i ngarkuar dhe kryetari i Komunës, Isa Mustafa, përkundër asaj që ka punuar në rregullimin e disave prej tyre, nuk ka punuar aspak në heqjen e tollovisë së komunikacionit. Nuk janë bërë as parkingjet nëntokësore të premtuara nga ai.

Madje, edhe shërbimet civile në Komunë, si dhënia e dokumenteve për qytetarë, mbetet problem i pazgjidhur. Me rreth 500 mijë banorë që ka kryeqyteti, të gjithë këta duhet të shkojnë në një vend për të nxjerrë çfarëdo dokumenti, qoftë edhe një certifikatë të lindjes.

Këto probleme e shumë të tjera po e përcjellin secilin banor të Prishtinës, tash e dhjetë vjet.

Vox Populi

Për Rrahman Sulejmanin, banor i lagjes Dardania, dimri ka filluar dhe ngrohja e qytetit akoma nuk ka lëshuar nxemjen në banesën e tij. “Po nxehemi me plin, por prapë po e kemi shumë ftohtë. Zyrtarë të Termokosit kanë ardhur vetëm një herë dhe kanë kërkuar të vazhdojmë me pagesa, por ne nuk do të paguajmë më derisa nuk na lëshohet nxemja”, u shpreh Sulejmani, baba i tre fëmijëve. Ndërkohë që shumë banesa tashmë janë pa nxehje, disa pse nuk paguajnë dhe të tjerë që paguajnë, por që shkaku i të tjerëve mbesin edhe vetë pa nxehje. Megjithatë, ata që nuk paguajnë ankohen se 1 euro për metër katror është shumë shtrenjtë dhe se ngrohtorja duhet t’i ulë çmimet.

Nuhi Bashota, baba i tre fëmijëve, ankohet se në banesën ku ai jeton në Bregun e Diellit, furnizimi me ujë është shumë i dobët. “Reduktimet janë të mëdha, nga 5 apo 6 orë në ditë nuk ka ujë, ndërsa natën nuk ka fare. Është shumë vështirë kur ke fëmijë dhe nuk ke ujë”, tha Bashota. Ai u ankua se ky problem po e përcjell Prishtinën prej pasluftës.

Kurse Adem Buzolli, i cili jeton në kushte tejet të vështira në lagjen Vranjevc të Prishtinës, bashkë me shtatë anëtarë të tjerë, më shumë nuk ka rrymë se që ka. Kësaj familjeje i mungon edhe uji, edhe ngrohja, por rryma është ajo që e preokupon më së shumti. “1 orë kemi, 7 nuk kemi rrymë. Fëmijët po mërdhihen nga të ftohtët”, tha Buzolli.

Të tjerë ankohen për bërllokun, për liftet e prishur të banesave, për zhurmat, e gjërat tjera, të cilat as në vitin 2008 nuk i rregulloi Komuna e Prishtinës. “Kurrë nuk kanë ardhur përfaqësuesit e Komunës m’i ndreqë liftet. Na të katit të 12 po e kemi shumë vështirë”, shprehet Azim Gashi, banor në Ulpianë. Ndërtesa ku jeton ky, është 13-katëshe, ndërkohë që edhe banesa të tjera përreth tij nuk janë në gjendje më të mirë. Gati në asnjë banesë të kryeqytetit nuk punon lifti. “Pastërtia ka mbetur po e njëjta edhe në vitin 2008. As këtë gjë kaq elementare nuk e rregulloi Komuna”, tha një banor tjetër i lagjes Dardania.

Ndërsa, për Selami Ademin si dhe për shumë banorë të tjerë të Prishtinës, kryeqyteti pa asnjë parking të madh nëntokësor, nuk është qytet. “Nëse ke me kry punë shpejt, bllokohesh, sepse s’ke ku ta lësh makinën. Qyteti është i tmerrshëm, si për komunikacion, ashtu edhe për parkingje”, tha Ademi. Ai thotë se, edhe kjo udhëheqje e re komunale në krye me Isa Mustafën e ka dëshpëruar shumë, pasi që ka pritur se do të bëjnë ndryshime, por që nuk u bënë.
Ora tani
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free